Monday, September 16, 2013

Kaka’ dëmtohet, 1 muaj jashtë

Sikur të mos mjaftonin dëmtimet e shumta në mbrojte e mesfushë, Milani nuk do të ketë të gatshëm për një muaj edhe blerjen më të re, Ricardo Kaka’. 

Braziliani ka pësuar një goditje në kavilje gjatë barazimit ndaj Torinos (ndërhyrje tepër e ashpër e Bovos), por nuk është ky shkaku i mungesës.

Dëmtimi i vërtetë është në rrëzë të kofshës për brazilianin e shumëpritur nga tifozët e Milanit, i cili tashmë do të kthehet në ndeshjen e 19 tetorit, ndaj Udineses në San Siro.

Kaka’ do të humbasë disa ndeshje të rëndësishme në Serinë A, mes tyre atë ndaj Napolit dhe Juventusit.

/ News-Al

0 comments:

Post a Comment