Monday, September 16, 2013

Dita e parë e shkollës



Në gjithë vendin nisi sot mësimi në sistemin arsimor 9-vjeçar dhe në atë të mesëm. Në total janë 600 mijë nxënës, ndërsa 40 mijë ulen në bankat e shkollës për herë të parë. 

Ministrja e re e Arsimit Lindita Nikolla dhe ministrja e Kultures Mirela Kumbaro vizituan diten e pare te shkolles liceun artistik ketu ne Tirane. Ministrja e Arsimit deklaroi se nuk kishte më bukur se sa dita e parë e punës si ministre e Arsimit të përkonte me ditën e parë të shkollës. Ajo shtoi se politika do të mbetet jashtë dyerve të shkollës, por për arsimin do të bëhet politika më e mirë që lidhet posaçërisht me dijen, trajnimin e mësuesve. 

Edhe kryebashkiaku i Tiranes Lulzim Basha ka vizituar shkollen "Sami Frasheri", ne te cilen ka kryer edhe shkollen e mesme.

Basha tha se Bashkia e Tiranës po investon si për ndërtimin e objekteve të reja shkollore, meremetimin e atyre ekzistuese dhe pajisjen me infrastrukturën e plotë me palestra, me kabinete, me laboratorë dhe aktualisht po investohet dhe do të investohet në ndërtimin e 9 palestrave të reja anembanë qytetit të Tiranës dhe 25 laboratorëve, për të bërë të mundur pra një cilësi më të lartë në mësimdhënie.
Gjirokastër, viti nis me probleme 

Rreth 7500 nxënës të ciklit fillor 9-vjeçar e të mesëm kanë nisur mësimin në të gjithë qarkun e Gjirokastrës.
Këtë vit numri i nxënësve ka shënuar një rritje të lehtë për shkak të të mbërriturve nga emigracioni por krahasimisht me një vit më parë mbërritjet janë më të pakta.

Drejtoria Arsimore Rajonale është detyruar të mbyllë disa shkolla të komunave për shkak të braktisjes së këtyre zonave dhe mosplotësimit të numrit të nxënësve. Megjithatë falë edhe transferimeve të familjeve drejt qyteteve numri i fëmijëve që janë regjistruar për herë të parë në klasën e parë ka shënuar një rritje me gati 10% këtë vit në të gjithë qarkun.

Shkollat në qytetet kryesore të qarkut përfshi edhe Gjirokastrën  njoftojnë probleme të shumta si pasojë e mungesë së shërbimeve të mirëmbajtjes për një kohë të gjatë. Shumë shkolla në të 6 qytetet kryesore të qarkut  e nisën vitin shkollor të palyera, me probleme të shumta me lagështinë, mungesën e instalimeve, furnizimin e rregullt me ujë, mjedisin e jashtëm të parehabilituar si dhe me mungesë të mjediseve sportive.



/ News-Al

0 comments:

Post a Comment