Friday, August 23, 2013

Beckham shijon "pensionin" me djemtë

Ndërsa djali i tij i parë debutoi me skuadrën e parë të Manchester United, Beckam përballet me vitin e tij të parë pa futboll. 

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ky do të jetë edhe viti i parë pa sport në jetën e 38-vjeçarit, që u fotografua me djemtë Romeo dhe Cruz, duke u praktikuar në golf.

Babai dhe djemtë shijuan disa orë aktivitet në fushën e minigolfit, pavarësisht diellit përcëllues të Los Anxhelosit.

Në "pension" nga futbolli, David gjithsesi nuk është tërhequr nga jeta e tij e ngjeshur komerciale, ndërsa më parë gjatë gushtit pranoi të përdorte trupin e tij për reklamimin e një linje veshjes intime (në dy fotot e fundit).


0 comments:

Post a Comment