Wednesday, September 18, 2013

Durrës, të shtëna drejt autobusit, plagoset shoferi

Mëngjesi i së mërkurës ka nisur me breshëri plumbash të derdhura mbi një autobus punonëtoresh në qytetin e Durrësit.

Drejtuesi 46-vjeçar i autobusit me targa AA 134 DS, Albert Gjeçi nga Durrësi ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa nuk janë regjistruar dëme të tjera në njerëz. Në vendngjarje mësohet se një person ende i paidentifikuar që lëvizte me motor dhe me fytyrë të mbuluar nga kaska ka qëlluar me breshëri automatiku drejt autobusit që po transportonte punëtoret e nje fabrike kepucesh.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 në rrugën e re tek zona e ish-Kënetës në Durrës. I plagosuri është dërguar në spitalin e Durrësit ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ende ndodhet në rrezik për jetën.

Grupi hetimor që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka kryer veprimet e para dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes, duke nisur hetimin nga konfliktet e mundshme të të plagosurit me persona të tjerë. Ne autobus ka mbetur e gervishtur edhe nje grua, ndersa te gjitha punonjeset kane pesuar tronditje te forte nga situata e kaluar.


/ News-Al

0 comments:

Post a Comment