Friday, June 6, 2014

Ribery i jep lamtumirën Botërorit

Franck Ribery nuk do të luajë në Botërorin e Brazilit. Lojtari kryesor i Francës dhe Bayern Munchen nuk ka arritur dot të rekuperohet nga dëmtimi në shpatull edhe pse dukej se do të arrinte të ishte i gatshëm për ndeshjet e grupeve. 

Në këtë mënyrë, skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps humb yllin e saj duke i drejtuar sytë tashmë nga Karim Benzema, por edhe sulmuesi i Realit nuk është në formën e tij më të mirë për shkak të një dëmtimi që e pengoi të luante me vazhdimësi në fundin e sezonit me madrilenët.

Vetë ai është shprehur: “Tani jam mirë fizikisht. E rëndësishme është të kalojmë grupin e më pas të shohim.”

Franca është në grupin E së bashku me Zvicrën, Ekuadorin dhe Hondurasin.

/ News-Al

0 comments:

Post a Comment