Monday, February 11, 2013

Ndryshon orari i El Clasico luhet në 2 mars në orën 16 00

Me kërkesë të Real Madridit, Federata Spanjolle e Futbollit ka ndryshuar orën e takimit mes Real Madrid dhe rivalit të përhershëm, Barcelonës, duel ky që në mbarë botën njihet si El Clasico. Ndeshja në kuadër të La Ligës duhet të zhvillohej më 2 mars në orën 21:00 por është caktuar të luhet më herët në orën 16:00. Reali kërkoi ndërrimin e orarit për sfidën kundër Barcelonës në mënyrë që të ketë më tepër kohë të pushojë para ndeshjes së kthimit në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Unitedit. Madrilenët zhvillojnë përballjen e parë të mërkurën në Santiago Bernabeu kurse atë të kthimit pas tre javësh në Old Trafford. Dhe, skuadra e Jose Mourinho kërkoi nga Federata spanjolle e Futbollit që t’i mundësojë të ketë më tepër kohë për të pushuar para sfidës së kthimit me United.

0 comments:

Post a Comment