Saturday, November 1, 2014

World Bank: “Doing Business”, Albania moves 40 spots up

Albania has climbed more spots on the list of countries with a good business climate for 2014. The World Bank says that Albania’s position improved with 40 spots, from 108th country in the world to 68th. 

The report makes an analyze of the period since June 2013 and it says that the increased evaluation for Albania has come due to the reforms that the country has undertaken during this period in three main areas that are related with the Construction permits, property registration and creation of new businesses.

The World Bank notes that the new urban planning law has enabled much simpler procedures, by unifying the property permit with the construction one, and reducing the time that is needed for these permits. The registration of properties was made easier through theelectronic registers and deadlines. As for opening new businesses, the bank says that Albania has reduced the costs and has made registration formalities easier.

One of indicators that has got worse is the tax payment procedure. The Bank says that it is more expensive due to the increased tax on profit. But although Albania has climbed more spots, has not been classified among the 10 more reforming economies in the world, because the reforms in Albania were undertaken only in three areas, while other countries have reformed five different elements related to the business climate.

This is the second time that the Albanian economy marks a strong improvement in the business making climate. The first time was in 2009, when our country was listed among the 10 most reforming economies in the world. Since then, Albania had dropped to the 108th place. This improvement brings the Albanian economy closer to the European ones as regards the business climate. 


/News-Al

Sunday, October 19, 2014

La Liga, Barça-Real ruajnë distancën para “El Clasico”-s


Në pritje të “El Clasico”-s, Barcelona dhe Real Madrid ruajnë të njëjtat pozicione, duke mos gabuar në këtë javë të La Ligas. 

Katalanasit mposhtin në javën e 8 të kampionatit Eibarin, 3-0, të sapongjitur në La Liga, edhe pse rrezikuan të pësonin gol fillimisht. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa në të dytën ishën golat e Xavit, Neymar dhe Messit, ato që ruajtën avantazhin prej 4 pikësh kundrejt “Los Blancos”-ve.

Ndërkohë, të besuarit e Ancelottit triumfuan 5-0 ndaj Levantes, fitore kjo e sigluar falë golave të Ronaldos (dygolësh) dhe ato të Hernandezit, James dhe Iscos.

Tashmë mund të thuhet se këto rezultate janë arkivuar dhe e gjithë vëmendja e opinionit sportiv spanjoll, por jo vetëm, është fokusuar te supersfida e fundjavës së ardhshme në “Bernabeu”, Real Madrid-Barcelona, kur kjo e fundit do të ketë edhe një armë më shumë, Luis Suarezin. / News Al

Boks, Shqipëria gjunjëzon Rusinë



Boksieri shqiptar Gjetan Keta ka mposhtur me ‘knock out’ rusin Marat Kazev, duke mbrojtur titullin e kampionit Euro-aziatik për kategorinë WBC. 

Në hapje të evenimentit sportiv, që është mbajtur në ringun e ngritur në Bulqizë, Keta fillimisht përshëndeti lojtarët shqiptarë që mbrojtën flamurin tonë në Serbi, ndërsa garantoi se publiku shqiptar, ndryshe nga ai serb do ta respektojë kundërshtarin.

“Respektin e meritojnë ata lojtarë shqiptarë që në Serbi nuk e lanë flamurin shqiptar të përdhosej. Ne shqiptarët, ndryshe nga populli serb jemi një vend mikpritës dhe do jem unë i pari që do t’i jap dorën kundërshtarit”, tha Keta.

Dhe në fakt, sportdashësit shqiptarë në këtë takim e respektuan tërësisht himnin rus kur u luajt për boksierin Kazev.

Sa për ndeshjen që pasoi, ajo ka nisur me taktikë ofensive për Ketan dhe difensive për Kazev, i cili ka qenë tepër i mbyllur në mbrojtje.

Raundi i parë përfundoi i barazvlefshëm, i dyti me epërsinë e boksierit shqiptar dhe në të tretin erdhi dhe knock out-i, me Ketan që e goditi kundërshtarin në pjesën anësore të trupit, goditje të cilës Kazev i rezistoi pak sekonda para se të binte në tapet.

Në përfundim, të dy atletët në shenjë respekti përqafuan njëri-tjetrin. / News-Al

Friday, June 6, 2014

Ribery i jep lamtumirën Botërorit

Franck Ribery nuk do të luajë në Botërorin e Brazilit. Lojtari kryesor i Francës dhe Bayern Munchen nuk ka arritur dot të rekuperohet nga dëmtimi në shpatull edhe pse dukej se do të arrinte të ishte i gatshëm për ndeshjet e grupeve. 

Në këtë mënyrë, skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps humb yllin e saj duke i drejtuar sytë tashmë nga Karim Benzema, por edhe sulmuesi i Realit nuk është në formën e tij më të mirë për shkak të një dëmtimi që e pengoi të luante me vazhdimësi në fundin e sezonit me madrilenët.

Vetë ai është shprehur: “Tani jam mirë fizikisht. E rëndësishme është të kalojmë grupin e më pas të shohim.”

Franca është në grupin E së bashku me Zvicrën, Ekuadorin dhe Hondurasin.

/ News-Al

Thursday, December 5, 2013

Miqësoret për Kosovën, FIFA vendos më 10 janar

Miqësoret për Kosovën, FIFA vendos më 10 janar



Miqësoret për Kosovën, FIFA vendos më 10 janar
Më 10 janar të vitit të ardhshëm, FIFA do të vendosë në lidhje me kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës për të zhvilluar ndeshje miqësore me kombëtaren A. 

Kështu ka vendosur Komiteti Ekzekutiv i organizmit më të lartë të futbollit botëror në mbledhjen e zhvilluar në Salvador Bahia në Brazil.

“Në këtë mbledhje diskutuam edhe për çështjen e Kosovës. Vendimi për zhvillimin e ndeshjeve miqësore të saj do të merret më 10 janar”, deklaroi presidenti i FIFA-s, Sepp Blater.

Drejtuesit e futbollit kosovar shprehen optimistë për marrjen e dritës jeshile për zhvillimin e ndeshjeve miqësore të kombëtares A, ndërkohë që përfaqësuesit serbë tek FIFA deklarojnë se do të bllokojnë cdo nismë të Kosovës.

FIFA ka kushtëzuar njohjen e Federatës së Kosovës me anëtarësimin e vendit në OKB, ndaj kërkesa e FFK-së nuk është anëtarësimi në FIFA, por lejimi i ndeshjeve miqësore.

/


Wednesday, September 18, 2013

Kaka forgo wages in damage

Kaka decided to refuse to pay for the month in which they will be able to play due to an injury suffered in the final game of Turin (2-2).

The Brazilian, who arrived this season to Milan from Real Madrid, will stay off the field for at least three weeks after he suffered a retreat.

The Rossoneri made ​​aware that a significant economic sacrifice to ensure its services, Kaka decided to show his commitment to the club is in this form.

Notification of the decision of 31-year-old was through a video posted on the website of Milan, the heart of the team also winning a Golden ball, Kaka. / News-Al

Durrës, të shtëna drejt autobusit, plagoset shoferi

Mëngjesi i së mërkurës ka nisur me breshëri plumbash të derdhura mbi një autobus punonëtoresh në qytetin e Durrësit.

Drejtuesi 46-vjeçar i autobusit me targa AA 134 DS, Albert Gjeçi nga Durrësi ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa nuk janë regjistruar dëme të tjera në njerëz. Në vendngjarje mësohet se një person ende i paidentifikuar që lëvizte me motor dhe me fytyrë të mbuluar nga kaska ka qëlluar me breshëri automatiku drejt autobusit që po transportonte punëtoret e nje fabrike kepucesh.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 në rrugën e re tek zona e ish-Kënetës në Durrës. I plagosuri është dërguar në spitalin e Durrësit ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ende ndodhet në rrezik për jetën.

Grupi hetimor që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka kryer veprimet e para dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes, duke nisur hetimin nga konfliktet e mundshme të të plagosurit me persona të tjerë. Ne autobus ka mbetur e gervishtur edhe nje grua, ndersa te gjitha punonjeset kane pesuar tronditje te forte nga situata e kaluar.


/ News-Al